FITORJA

Fillojnë punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit të Kamenicës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit, përfaqësues nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve , përfaqësues nga kompania projektuese “Globi – M.I. SH.P.K.; ARBOR GROUP” si dhe akterë të tjerë, kanë ndjekur nga afër fillimin e punëve për ndërtimin e bulevardit.

I pari i komunës Qëndron Kastrati, tha se është shumë i lumtur që sot po fillon të realizohet ky projekt madhor për ndërtimin e Bulevardit të qytetit.

“Tejet i lumtur që sot nisëm punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit. Ky projekt madhor për Kamenicën, po jetësohet në segmentin kryesor rrugor që ndodhet mes drunjëve të lartë e plot gjelbërim, e që bulevardit do ia shtojnë edhe më shumë bukurinë. Me ndërtimin e bulevardit, Kamenica do të marrë një pamje të mrekullueshme. Ju qoftë përhajër e vazhdojmë tutje”, tha Kastrati.

ARKATANA

Ndryshe nga sot rruga “Skënderbeu”, mbyllet për qarkullim të automjeteve (duke filluar nga hyrja e shkollës “Fan Noli” deri tek udhëkryqi që shkon tek Policia). Qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj periudhe do të bëhet përmes dy rrugëve alternative, ku dhe do të vendosen sinjalizuesit përkatës.

Projekti për ndërtimin e bulevardit është projekt dy vjeçar dhe është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Ndërsa punimet për Bulevard do të realizohen nga grupi operatorëve ekonomik Globi – M.I. SH.P.K.; ARBOR GROUP.
Rri në shtëpi!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.