RCCOLA

Fillojnë punimet në rregullimin e rrugës bujqësore në fshatin Vërban të Vitisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Në fshatin Vërban të Vitisë, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës bujqësore që lidhë mes vete lagjet e Shavarinëve dhe Visheve. Me këtë rast punimet i ka vizituar për së afërmi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ku edhe u mirëprit nga banorët e këtij lokaliteti.

Haliti u shpreh se Komuna e Vitisë, në kuadër të projekteve të ndryshme infrastrukturore po i jep rëndësi edhe rregullimit të rrugëve bujqësore me qëllimin më të mirë që bujqit vitias të kenë më të lehtë qasjen në parcelat e tyre.

Eco Higjiena

Bëhet me dije se kjo rrugë pritet të shfrytëzohet jo vetëm për bujqit por edhe për kalimtarët./rajonipress/