United Hospital

Fillojnë punimet në restaurimin e objekti të shkollës së parë shqipe në Stubëll

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në Stubëll të Vitisë kanë filluar sot punimet në restaurimin e objektit të shkollës së parë shqipe në Kosovë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani kanë vizituar këtë objekt që është në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, ndër tjerash tha se është i një rëndësie të veçantë të investohet në ruajtjen e objekte të trashëgimisë kulturore siç është Shkolla e parë shqipe në Stubëll. “Më të vërtetë objektet sikurse kjo e shkollës së parë Shqipe kanë një rëndësi të veçantë për historinë tonë andaj është e një rëndësie edhe më të veçantë që ti ruajmë ato” u shpreh Haliti.

Ndërkaq Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani tha se duke e ditur rëndësinë që ka ky monument, MKRS ka mbështetur projektin për restaurimin e këtij objekti . “Shkolla e pare shqipe është monument me rendësi ne trashëgiminë arkitekturore, duke pasur parasysh këtë fakt, Ministria për Kulture, Rini dhe Sport ka mbështetur projektin për restaurimin e kësaj shkolle” u shpreh Drejtoresha Sylejmani.

Mobi Casa

Ajo tha se sipas projekti punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti.

Sylejmani bëri me dije se Komuna e Vitisë, si participuese në këtë projekt do të kujdesët që t’i realizoje detyrat e veta te dala nga Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar ne mes te Kryetarit Haliti dhe Ministrit Shala.

Përndryshe, objekti i Shkollës së parë shqipe në Stubell gjendet edhe ne listën e trashëgimisë Kulturore për mbrojtje te përkohshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.