Mobi Casa

Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut në Pozheran

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në fshatin Pozheran të Vitisë ka filluar sot projekti i ndërtimit të parkut të këtij fshati. Në ceremoninë e përurimit të fillimit të këtij projekti përveç përfaqësuesve të Institucioneve Komunale të Vitisë kanë marrë pjesë edhe banorët e këtij lokaliteti si dhe Këshilli i fshatit Pozheran të cilët në veçanti e mirëpritën këtë projekt që do të financohet me mjete vetanake të komunës së Vitisë. Përndryshe vlera e ndërtimit të këtij parku do të jetë rreth 80 mijë euro ku do të rregullohet hapësira me, gjelbërim, trotuar, fontanë etj dhe atë në një sipërfaqe prej 5 mijë metra katror.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para fillimit të punimeve për ndërtimin e parkut të Pozhranit ndër tjerash tha se ndërtimi i këtij parku ka qenë e nevojshme me qenë se Pozherani është lokaliteti më i madh në këtë komunë. “Me të vërtetë ka qenë e nevojshme që në Pozheran të ndërtohet një park dhe shëtitore e cila në të vërtetë krijon hapësirë qytetarëve për atraksione dhe mundësi dhe atë edhe për vendqëndrime, vend takime, për tubime të ndryshe sepse me të vërtetë kjo i ka munguar këtij lokaliteti” u shpreh Haliti.

Haliti po ashtu përmendi edhe projektet të cilat janë duke u realizuar në fshatin Pozheran si ndërtimi i Ambulantës me emergjencën duke potencuar se shpreson se përurimi i këtij projekti do të bëhet së shpejti.

Haliti ka folur edhe rreth përpjekjeve të qeverisë komunale për ndërtimin e një shkolle të re fillore në Pozheran duke potencuar se shpreson se në vitin në vijim do të gjenet një mundësi me Institucionet qendrore për ndërtimin e një shkolle të re me një projekt 2 vjeçar.

FIDANISHTJA

Ai gjithashtu ka folur edhe për çështjen e infrastrukturës rrugore duke potencuar se gjatë këtyre ditëve ka filluar rivitalizimi i rrugës Kllokot-Viti-Gërlicë dhe paralajmëroj se shpejti do të fillojnë punimet edhe në rrugën Kllokot – Ferizaj. “Ne si qeveri komunale kemi ngulur këmbë që do mos bëhet vetëm rivitalizimi i njërës magjistrale dhe së shpejti do të fillojnë punimet edhe në rrugën tjetër magjistrale ” U shpreh Haliti.

Ndërkaq Driton Rama, kryetari i këshillit të fshatit Pozheran falënderoj Institucionet komunale për këtë projekt i cila tha se ky park do të jetë në shërbim e të gjithë grup moshave.

Ndërkaq Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal pasi shprehu falënderimet rreth këtij projekti bëri me dije se në të ardhmen pritet të bëhet edhe asfaltimi i katër rrugëve në këtë fshat por edhe përurimi i ambulantes me emergjencë. Përndryshe vlera e ndërtimit të këtij parku do të jetë rreth 80 mijë euro ku do të rregullohet hapësira me, gjelbërim, trotuar, fontanë etj dhe atë në një sipërfaqe prej 5 mijë metra katror./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.