United Hospital

Fillojnë bisedimet mes Lazios dhe Fenerbahces për rikthimin e Vedat Muriqit në Superligën e Turqisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Fenenrbahce dhe Lazio kanë filluar bisedimet rreth një huazimi të Vedat Muriqit për edicionin e ri.

Skuadra turke që e shiti sulmuesin kosovar te klubi nga Serie A në verën e kaluar, është duke e kërkuar huazimin e tij.

Fenerbahce përfitoi rreth 18 milionë euro nga shitja e reprezentuesit të Kosovës, mirëpo forma e tij te Lazio nuk është e kënaqshme.

ARKATANA

Por, skuadra nga liga italiane është e bindur se lojtari me prejardhje nga Prizreni do të rikthehet në më të mirën e tij.

26-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2025 dhe janë të gatshëm që të lejojnë huazimin e tij për një edicion te Fenerbahce.

Në kohën kur luante te skuadra turke, Muriqi arriti që të shënonte 17 gola dhe bëri shtatë asistime, me çka edhe skuadra italiane u aktivizua në transferimin e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.