RCCOLA

Filloj procesi i Korrje-Shirjeve, Haliti dhe Ademi vizituan fermerët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë vizituar fermer vitias në fshatin Gjylekar të cilët kanë filluar korrjen e grurit.

Me këtë rast ata u njohën mbi procesin e Korrje-Shirjeve në Komunën e Vitisë. “Jam sot këtu se bashku me drejtorin Ademi por edhe me përfaqësues të tjerë të drejtorisë për bujqësi për të parë nga afër procesin e korrje-shirjeve që ka filluar në komunën tonë. Uroj që mundi i bujqve të ju shpërblehet me rendimente të kënaqshme. Ne si institucione po bëjmë çmos në përkrahjen e sektorit të bujqësisë por edhe në hapjen dhe pastrimin e lumenjve e përroskave me qëllim që kulturat bujqësore të mos dëmtohen gjatë reshjeve të mëdha”, u shpreh ndër tjerash Haliti.

Mobi Casa

Drejtori Ademi bëri me dije se në bazë të dhënave të cilat i posedon kjo drejtori në komunën e Vitisë gjatë këtij viti janë mbi 5 mijë hektarë grurë të mbjellura. Ademi shtoj se për shkak të kushteve atmosferike rendimentet e grurit janë më të pakët./rajonipress/