UBT

Filloi rivitalizimi i shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit“ në Smirë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar sot objektin e shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, të Vitisë, pasi që në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe Komunës së Vitisë do të fillojnë punimet në rivitalizimin e këtij objekti shkollor.

Me rastin e fillimit të punimeve në rivitalizimin e objektit të shkollës së fshatit Smirë, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor është pritur sot nga personeli arsimor i kësaj shkolle, të cilët e falënderuan atë dhe Fondacionin Kosovë-Luksemburg për projektin e rivitalizimit të shkollës.

Haliti para personelit arsimor tha se komuna e Vitisë është e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për mësim dhënie dhe mësim nxënie. “Me të vërtetë po punojmë shumë sipas mundësive që i kemi që të krijojmë kushte më të mira për fëmijët tanë për mësimnxënie. Jemi të vetëdijshëm se me arsimimin e brezave të rijnë ky vend pa dyshim se do të ecë përpara“ tha kryetari Haliti.

Mobi Casa

Ndërkaq Drejtori i Shkollës ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti, pasi që falënderoi komunën e Vitisë dhe Fondacionin Kosovë-Luksemburg për projektin e rivitalizimin e këtij objekti shkollor. “Faleminderit kryetarit së bashku me stafin e tij, por edhe faleminderit edhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg për këtë projekt. Për mua sot është një ditë e veçantë pasi që objekti shkollor ku gjendemi është një objekt i vjetër dhe deri me tani pothuajse asnjëherë nuk është për një intervenim i mirëfilltë. Me këtë projekt po krijohet një ambient më i mirë për nxënës dhe sigurisht se kjo do të ndikoj edhe në rritjen e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies “ u shpreh Haliti.

Drejtori Sahiti bëri me dije se procesi mësimor do të filloj me 1 shtator dhe se punimet nuk do të jenë pengesë pasi që shkolla ka edhe aneksin e saj dhe është e përgatitur të vijoj mësimin gjatë punimeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.