FIDANISHTJA

Filloi lufta e re e Amerikës në Lindjen e Mesme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Mustafa Bajrami – Edhe pse rradhazi shkruam për Lindjen e Mesme, përcjellëm me dhjetëra konferenca në lidhje me te, rrallë herë kemi mund të japim ndonjë recetë, ndonjë sqarim apo prognozë të prerë në lidhje me te.

Kemi qenë përkrahës të idesë që nuk ka Pranverë arabe (këtë e kemi quajtur “fillimi i lokomotivës së ndryshimeve” dhe kemi thënë dhe vazhdojmë të themi se Lindjës së Mesme i është e shkruar të pësojë ndryshime në çdo fillim shekulli që prekin thuajse të gjitha segmentet e jetës së asaj pjese të botës. Reflektimet e ngjarjve që ndodhin atje, sikur asnjë rajon tjetër, prek dhe ndikon thellë gati gjithë globin tonë.

Lindja e Mesme nuk është vetëm nafta, nuk është vetëm feja e as vetëm raportet ekonomike. Ajo është mjeti masës i dominimit të fuqisë së civilizimeve…!

Në perëndim të Sirisë, saktësisht në atë që quhet qendra e ISIS-it, në Raka, u bombarduan mbi njëzet pika strategjike të ushtarëve të Shtetit Islamik të Shamit dhe Irakut. Me qindra pjesëtarë të kësaj ushtrie u vranë dhe po aq janë dorëzuar. Ky është bilansi i sotëm i sulmeve të ushtrisë amerikane të ndihmuara nga 5 shtete arabe (Katari, Saudia, Bahrejni, Emiratet dhe Jordania), partnere në luftën kundër shtetit islamik Turqia kësaj radhe është jashtë loje, ani pse më parë kishte dhënë pëlqimin për një luftë të mundshme kundër halifait të vetshpallur nga Ebu Bakar el-Bagdadi, i vetquajturi halife i muslimanëve.

KKVITI

Në fakt, ky është fillimi i luftës së tretë amerikane në rajon, në 20 vjetët e fundit. Sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, sulmet po bëhen nga ajri me aeroplanë luftarakë të sofistikuar ndërsa nga toka po hidhen “Tomahovkë” nga bateritë e stacionuara nëpër disa pika përreth Sirisë. Sipas të njëjtit burim, sulmet janë duke vazhduar ndërsa detajet e këtyre sulmeve, tani për tani, për shkaqe sigurie dhe strategjie nuk do të jepen.

Lufta dhe ndryshimet që kanë kapluar Lindjen e Mesme për shumë analistë janë tema që vështirë mund të njihen. Të rrallët janë ata që mund të japin prognoza të sakta në lidhje me atë që po ndodhë tani aq më pak në lidhje me atë që ka për të ndodhë në të ardhmen. Siç po shihet, Lindja e Mesme më nuk do të jetë ajo që ka qenë përgjatë shekullit 20. Gjërat po ndryshojnë ndërsa raportet e këtij rajoni me pjesët tjera të botës do të ndryshojnë edhe më shumë.

Shqiptarët duhet t’i përgatiten këtyre ndryshimeve. Më e mira do të ishte që syri jonë atje të sheh nën dritën e së ardhmen së këtij rajoni. Ky do të ishte vizioni më strategjik i mundshëm për shqiptarët në lidhje me Lindjen e Mesme. Andaj, nukdo të ishte e gabueshme që vendi ynë ti jep hapësirë më të madhe informimit të drejtë rreth asaj që po ndodhë me shtetet islame e në veçanti me Lindjen e Mesme.