Filloi fushata e korrje shirjeve në komunën e Vitisë
Viti – Në fshatin Skifteraj sot ka nisur zyrtarisht fushata e korrje shirjeve. Me rastin e fillimit të korrjeve, në këtë lokalitet qëndroi edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga drejtori i bujqësisë Veton Ademi me që rast inspektuan terrenin dhe u njoftuan nga bujqit dhe auto kombajnerët me ecurinë e fillimit të fushatës së korrje shirjeve.
Kryetari Haliti u shpreh se fshati Skifteraj ka një sipërfaqe tokësore të kualitetit të lartë, por përpos kësaj ka edhe bujq të vyeshëm të cilët në vazhdimësi kanë treguar rezultate të mira në kultivimin e kulturave bujqësore.
Ai po ashtu ka shqyrtuar mundësit për investime të mundshme dhe ka inkurajuar bujqit që të fokusohen në projekte konkrete që kanë për qëllim zhvillimin e bujqësisë në këtë anë.
Ndërsa duke folur për fillimin e fushatës së korrje shirjeve, Ramadan Sadiku auto kombajnerë, ka theksuar se rendimentet e sivjetme./rajonipress/


