Mobi Casa

Filloi fushata e korrje-shirjeve në komunën e Artanës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bajrush Ymeri ka thënë se do të subvencionojmë bujqit tanë në mënyrë që asnjë pëllëmbë tokë të mos na mbetet e pa punuar.

Kryetari i Komunës së Artanës , Bajrush Ymeri së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural si dhe me përfaqësuesit e sindikatës së bujqve të komunës së Novobërdës , Ali Ahmeti dhe Zvonimir Jovanovic morën pjesë në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve.

Ymeri është takuar edhe me bujq të cilët në ato momente gjendeshin pranë për të korrur të lashtat e tyre që këtë vit e të cilat duket se janë në gjendje më të mirë.

Kombajnereve dhe bujqve Ymeri u ka uruar punë të mbarë gjatë procesit të korrjes së grurit, elbit, tërshërës dhe kulturave tjera.

Mobi Casa

“Është koha që tani punën e juaj të mundimshme që e keni bërë për të mbjellë arat e juaja sot t`i vjelni rendimentet dhe urojë që ju të ndaheni të kënaqur . Komuna jonë është komunë rurale prandaj bujqësisë duhet që t`i japim prioritet sepse pa një bujqësi të zhvilluar nuk ka as zhvillim të mirëfilltë ekonomik”

Ymeri ka thënë se do të subvencionojmë bujqit tanë në mënyrë që asnjë pëllëmbë tokë të mos na mbetet e pa punuar.

“Komisioni komunal do të jetë pranë jush në mënyrë që fushata të shkojë mirë dhe vërejtjet e juaja që i keni rreth korrje-shirjeve ju lus që t`i adresoni te komisioni dhe këtë vit çmimi për korrje për 1 hektarë është 120 euro ndërsa për komunën e Novobërdës do të jetë 110 euro”.

Edhe bujqit patën rastin që së bashku me kryetarin të bashkëbisedojnë për këtë fushatë të korrje-shirjeve që ka filluar dhe natyrisht të falënderojnë për përkrahjen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.