Mobi Casa

Filloi faza e re e implementimit të Hidrosistemit Kikë – Kremenatë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Realizimi i Projektit më ta madh që ka pasur Kamenica ndonjëherë Hidrosistemit Kikë – Kremenatë, pas nënshkrimit të kontratës nga MMPH, tashmë ka hyrë në një fazë të re ka thënë Fatmir Matoshi.

Kjo periudhë zgjatë katër muaj dhe shërben për të na dhënë informacionet e duhura mbi lartësinë dhe madhësinë e digës si dhe projektin në tërësi i cili ka vlerë mbi 50 milion euro.

Konkretisht sot ka filluar:
– Revidimi i projektit të hartuar në vitin 1982
– Hartimi i raportit të Vlerësimit të ndikimit Mjedisor dhe Social

GRANDEMALL

Ministria e Mjedisit ka ndarë një fond prej 800 mijë eurosh për këtë fazë. Koordinatori i grupit punues Nazmi Krasniqi, ishte sot në teren për të filluar punën bashkë me këshilltarin Valon Maliqi, kryesuesin e grupit punues Shiqeri Dërmaku, zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mjedisit, kompaninë kontraktuese, përfaqësues të Bankës Botërore dhe ekspertë ndërkombëtarë siç janë:
Robin Petersen – Inxhinier i Digave (Anglia)
Angel Martin – Ekspert i studimeve të dheut/tokës ( Spanja )
Christos Dousis – Ekspert i Gjeologjise / Sizmikes ( Greqi )
Kristina Petrovska – Eksperte Mjedisore ( Maqedoni )
Pëllumb Gjinolli – Ekspert i Fizibilitetit ( Kosovë )

Ky projekt kapital ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe të veçantë për Kamenicën, Qeveria e re dhe Kuvendi i ri që po presim të konstituohen shpresoj që ta vazhdojnë jetësimin e tij, duke mos vënë prioritete të tjera në këtë fushë para këtij projekti për të cilin është bërë një punë e jashtëzakonshme brenda më pak se një viti nga Ministria e Mjedisit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.