Filloi asfaltimi i rrethrrotullimit në hyrje të Bujanocit
Projekti kapital i cili po i jep një pamje mahnitëse në hyrje të Bujanocit, sot ka fiilluar ti ofrohet fundit.
Shtresa e parë e asfaltit sot ka filluar të shtrihet në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Bujanocit, një projekt kapital i cili jo vetëm se po e zbukuron qytetin por po tregon edhe seriozitetin e pushtetit lokal për një qytet që hap të gjitha shtigjet për nxitje të investimeve të donatorëve të huaj.
Kryetari i komunës Nagip Arifi sot ishte prezent në fillimin e asfaltimit, duke e vlerësuar këtë projekt kapital dhe me rëndësi të veqant po komunën tonë./BujanociNet


