GRANDEMALL

“Fillimi i Ri” është edukues, nuk e pranon fyerjen as arrogancën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arbëria edhe sot po e dëshmon se është bastion i Partisë Demokratike të Kosovës. – Kështu e ka filluar fjalën e saj, e inspiruar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve, kandidatja e PDK-së për deputete, znj. Leonora Morina – Bunjaku, për të vazhduar: “Në fjalorin tonë nuk ka arrogancë, prandaj nuk po merremi me arrogantët, as tash e as nesër në Parlamentin e Kosovës. Platforma e “Fillimit të Ri”, përveç që është edukuese, ajo garanton prosperitet dhe bënë që qytetarët tanë të ndjehen të vlerësuar”, ka thënë ajo, duke kërkuar për dalje masive në zgjedhje dhe për të votuar PDK-në me koalicionin, liderin e partisë dhe kandidatët e PDK-së së Gjilanit.

FITORJA

Ndërkaq, z. Zenun Pajaziti, i entuziazmuar që gjendet në lagjen e tij dhe pranë njerëzve me të cilët është rritë dhe bashkë kanë rrugëtuar deri këtu, i ka falënderuar ata për mbështetjen në të gjitha periudhat. “Jam i nderuar dhe krenar që jam pjesë e juaj dhe që gjendemi pikërisht këtu në këtë park të bukur – vepër e qeverisjes së kaluar komunale të PDK-së, e cila e vetmja që ka lënë gjurmë të ndërtimit dhe zbukurimit të qytetit, siç është edhe ky park. Ne, tri vite i dhamë mundësi partnerit qeverisës (LDK-së) për ta drejtuar vendin ashtu si duhet, por fatkeqësisht u desh t’i jepnim fund pritjeve tona dhe të qytetarëve njëkohësisht, sepse ish kryeministri Isa Mustafa dhe LDK nuk kishin vizion, guxim dhe as vendosmëri për të marr vendime të rëndësishme dhe të domosdoshme për vendin. Përcaktimi i Lagjjes “Arbëria”, saherë i ka dhënë drejtimin e duhur Kosovës. Prandaj, edhe tash, jam isigurt në këtë përcaktim, në përcaktimin dhe vendosmërinë tuaj për alternativën e vetme – Fillimi Ri, dhe Liderit Kadri Veseli, i cili, bashkë me Ramush Haradinajn – kryeministër, është shpresa e vetme e këtij vendi. Të gjitha opsione tjera janë, kthim prapa dhe i bëjnë shumë dëmë Kosovës”, ka thënë në fjalën e tij z. Pajaziti, i cili në fund, kërkoi votën e secilit, të familjarëve, miqëve, etj, për Partinë Demokratike, bartësin e Listës së koalicionit – kryetarin Kadri Veseli, dhe së pari, natyrisht, për kandidatët e PDK-së së Gjilanit dhe atë të Vitisë, Skenderbe Habibin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.