Fundamenti

Filip Shiroka – njeri i penës dhe i luftës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Hej, do t’ ia këndoj një këngë krenare –
Veprimtarit të Rilindjes Kombëtare !
Këtë këngë do t’ ia këndoj trim Filip Shirokës –
Njeri i penës dhe i shpatës , mbrojtës i kësaj tokës !

Hej, ishte inxhinier dhe poet lirik –
Që s’i trembej syri nga asnjë armik !
Shpejt e mësoi zanatin e armëve luftëtare –
Për t’i mbrojtur trojet etnike shqiptare !

Filip Shiroka ishte shkodran i madh luftëtarë ,
Mjeshtër i mprehtë pene , poet dhe shkrimtarë !
Filip Shiroka u lind më 3 Gusht 1859 –
Lumja Shkodra , lum familja dhe e lumja ajo nanë !

Vdiq më 14 Nëntor 1935 ,
Në qytetin e Bejrutit , shëmbëlltyrë , njeri me besë !
Filip Shiroka ishte i biri i Engjëll Shirokës
Dhe i Rozës së Ndoc Heqimit – krenaria e Shkodrës !

Nuk kishte fuqi nga shkolla që e ndanë –
Mësimet fillore i mori tek etërit françeskanë !
Në mesin e mësuesve të tij, që ua mësonte diturinë –
Ishte edhe arbëreshi i njohur At Leonardo de Martino !

FIDANISHTJA

“Mjeshtri shfaqi pa dallim, në çdo punë që ia afruan ,
Zanatin e armëve e mësoi , për krah burrave që luftuan ,
Për mbrojtjen e trojeve shqiptare të mbarë vendit –
Nën udhëheqjen heroike të Lidhjes së Prizrenit !

Aftësinë për të stërvitur , e kishte qëndisë ,
Penën elegante në kallamarin e skrivanisë ,
E përfitoi pranë mësuesit të tij , Leonardo di Martino –
Prirjen për udhëheqësi përmes fjalës së qëruar artino !

Që në diasporën e largët nuk i ra , kurrë poshtë nuk i zbriti –
Në Lindjen e Mesme , nga Libani dhe Egjipti !…
E mori prej Shkodrës fisnike dhe fretërve të përkushtuar mbarë ,
Me një sens morali të fortë e të pastër si qelibar !“

Gjilan, më 18.08.2020 vj.

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.