Fundamenti

Filharmonia e Kosovës nderon “Flakën e Janarit 2021”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, ka mbajtur koncert artistik në hapje të “Flakës së Janarit 2021” në të cilin pasi janë intonuar Himni i Kosovës dhe ai Kombëtar, janë paraqitur edhe vepra të autorëve të njohur kombëtar.

Kjo orkestër ka ekzekutuar “Fragmente nga Poema Simfonike “Skënderbeu” e kompozitorit Çesk Zadeja e më pas është paraqitur sopranoja Arta Jashari, e cila këndoi këngën e autorëve Sami Piraj e Kreshnik Aliçkajt “Legjendat këndoja me mall”.

FIDANISHTJA

“Uvertura shqiptare” e Hajrullah Sylajt ngjalli ngazëllim tek publiku gjilanas, kurse tenori Liridon Sadriu u paraqit me këngën “Unë biri i yt Kosovë”, të Feim Ibrahimit e Valton Beqirit, derisa paraqitje mbresëlënëse pati sopranoja Adelina Paloja, e cila u paraqit me “Agimet shqiptare” të Avni Mulës. U paraqitën solistët Liridon Sadriu, tenor, Sokol Latifi, tenor, Shipërim Isufi, bas e Endrit Rexhepi, bas që kënduan këngën “Gryka e Kaçanikut” të Endrit Rexhepit e Hajrullah Sylës, derisa këngën e Edmond Zhulalit e Valton Beqirit “Jam Kosovë e Shqiptarisë” e kënduan këngën Arta Jashari, soprano e Liridon Sadriu, tenor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.