Uji Dea

Filantropi Avni Hafuzi mirëpret në sofrën e tij, kozmonautin hungarez, Bertalan Farkas

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Bashkëkombësi ynë, që jeton dhe vepron në Hungari, jo më pak se 50 vjet, sot pranoi një medalje shumë të rëndësishme nga një personalitet i njohur ndërkombëtarisht, kozmonauti i parë hungarez, z. Farkas, me rastin e 44 vjetorit të nisjes së tij për në hapësirë.

“Dua, që një ditë të shkojmë në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Preshevë. Besoj, se do të vije ajo ditë“, na tha ndër të tjera z. Hafuzi. Budapest, 26 maj Sot në gjithë Hungarinë kujtohet një arritje e madhe dhe pjesë e kësaj feste, apo kulmi i kësaj feste bëhet te bashkëkombasi ynë, z. Avni Hafuzi. Kozmonauti i njohur hungarez, tashmë në pension, z. Bertalan Farkas, sot në Budapest, ose para pak çastesh më saktësisht në orën 18.00 në ambientet e sofrës shqiptare të z. Avni Hafuzi edhe atë për 15 vjet me radhë, festoi 44 vjetorin e nisjes së tij për në hapësirë. Mirënjohje, bashkëvendasi im, filantropi, konsull nderi i Shqipërisë, z. Avni Hafuzi!

Falë miqësisë tënde të shëndoshë me miqtë hungarez është bërë edhe më i mirë imazhi ynë në Hungari. Konkretisht sot, më 26 maj, në orën 20.20 po bëhen 44 vjet kur z. Bertalan Farkas (lindur më 2 gusht 1949, Gyulahza, Hung.) është një pilot dhe kozmonaut hungarez, i pari qytetar hungarez që udhëtoi në hapësirë, pra miku i filantropit të njohur nga Kosova Lindore, z. Avni Hafuzi, që jeton dhe vepron në Hungari, që njihet me veprimtarinë e tij kombëtare dhe humanitare.

Farkas, fluturoi në hapësirë më 26 maj 1980, si një kozmonaut kërkimor në Soyuz 36 me një kozmonaut sovjetik, komandantin Valery Kubasov. Farkas mori pjesë në disa eksperimente mjekësore, biologjike, fizike dhe shkencore të materialeve në bordin e stacionit hapësinor Salyut 6. Ai u kthye nga hapësira në bordin e Soyuz 35, duke zbritur në Tokë më 3 qershor 1980. Z. Hafuzi është shumë i lumtur, që ky personalitet i njohur jo vetëm në Hungari, por në gjithë botën, që zgjedh sofrën shqiptare, me besa-besë të festoj kulmin e karrierës së tij dhe krenarinë e Hungarisë.

Siç na tha z. Hafuzi, enkas për medien tonë, se me mikun e tij hungarez, bashkëbisedojnë për datën 26 maj të motit 1980, kur e mori rrugën për në hapësirë. E sot, po bëhen 44 vjet që është nisur për në hapësirë. Janë momente të papërshkrueshme, kur z. Farkas nderohet për çdo vjet nga shteti hungarez, por ai nuk na harron edhe neve që të jetë në mesin tonë. Jam shumë i nderuar që në konakun tim, për 15 vjet me radhë e kam musafirë në një ngjarje të veçantë. Modestia e tij, njerëzorja është mbi të gjitha te miku im. E kam mik shtëpie dhe na nderon shumë neve shqiptarëve. Mezi se e pres 26 majin, që të festojmë. Aty në orën 20.20, gjithmonë cakërrojmë gotat e gëzimit me uratat tona, shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Festa vazhdon deri vonë në konakun tim dhe nuk mundem ta përshkruaj me fjalë. Miqësia shqiptaro-hungareze do të mbijetoj brez pas brezi. Miqësinë na ka mbjellur kryeheroi ynë kombëtarë, Skënderbeu, ku ditë më parë siç e dini, zbuluam edhe bustin e Skënderbeut dhe sheshin Skenderbeu në Eger të Hungarisë dhe aty e patëm pasur edhe kozmonautin. Ne u jemi mirënjohës shtetit dhe popullit hungarez“.

Uji Dea

Është për tu përshëndetur besimi dhe respekti që ka, z. Hafuzi te shteti dhe populli Hungarez.

Ai për 50 vjet i bëri në Hungari dhe mirënjohje të veçanta ka pranuar nga shteti Hungarez dhe për të cilin siç dihet i është shkruar libër, këngë, poezi dhe i përfshirë në Enciklopedinë hungareze.

Z. Hafuzi, pasi e përqafoi kozmonautin e parë hungarez, mikun e tij, i dëshiroi shëndet, jetë të gjatë dhe një ditë të vizitoj, Tiranën, Prishtinën, Shkupin dhe pa e harruar edhe Preshevën e tij, që e ka vulë në shpirt.

Edhe ky rast, por edhe raste të tjera, dëshmojnë, se mërgimtarët tanë, ishin e do të mbeten, ambasadorët më të mirë të atdheut. / Dashnim Hebibi/rajonipress/