Mobi Casa

Fiku, me përfitime shëndetësore në stinën e nxehtë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në stinën e nxehtë të verës mjekët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë fruta e perime. Një nga frutat e sezonit është edhe fiku, një frutë shumë e shijshme, shkruan Gazeta Zëri.

Fiqtë janë të përbërë nga një numër i madh i mineraleve, i fibrave dhe i sheqernave natyralë, të cilat ndihmojnë për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizëm. Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksiduesve.

United Hospital

Fiku ndihmon në problemet me diarrenë, kollën dhe astmën. Fiqtë parandalojnë osteoporozën dhe ndihmojnë në shëndetin e eshtrave kjo falë pranisë së kalciumit dhe të mineraleve, ndërsa prania e vitaminës A dhe K ndihmon luftimin e inflamacionit dhe shërben për të mbajtur lëkurën sa më të shëndetshme.

Gjithashtu ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ju mund ta përfshini atë në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.