RCCOLA

Fiku dhe kumbullat e thara mbrojnë kundër frakturave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fiku dhe kumbullat e thara përmbajnë magnez dhe fosfor, kurse disa studime sugjerojnë se këto ushqime zvogëlojnë brishtësinë e eshtrave.

Gjithashtu ndihmojnë edhe perimet jeshile të cilat preferohen të konsumohen çdo ditë.

Për gratë mbi 50 vjeçe rekomandohet marrja e 1200 mg kalcium në ditë, kurse një gjysmë filxhani fiq të thatë përmban 120 mg kalcium.

Gjysmë filxhani tofu përmban 400 mg kalcium, transmeton “Zeri.info”.

Këto janë vetëm disa nga ushqimet që nuk janë përmendur shpesh si burime të shkëlqyera natyrore të kalciumit, të cilat mund të përfshihen menjëherë në dietën tuaj të përditshme.

Eco Higjiena

Konkretisht, fiku, kumbullat e thara, përmbajnë magnez, fosfor dhe disa studime sugjerojnë se këto ushqime zvogëlojnë edhe brishtësinë e eshtrave.

Në këtë rast do të ndihmojë në qoftë se çdo ditë hani perimet jeshile – lakër, lakër brukseli, lakër kineze.

Mos harroni se 99 për qind e kalciumit në trupin e njeriut gjendet vetëm në eshtra, por trupi “do ta tërheqë” atë nga kockat në qoftë se nuk ka në sasi të mjaftueshme.

Ushqimi me cilësi të lartë ofron siguri se kjo nuk do të ndodhë. /ZËRI/