Fiku dhe kumbullat e thara mbrojnë kundër frakturave

Fiku dhe kumbullat e thara, përmbajnë magnez dhe fosfor, kurse disa studime sugjerojnë se këto ushqime zvogëlojnë brishtësinë e eshtrave.
Për gratë mbi 50 vjeç rekomandohet marrja e 1200 mg kalcium në ditë, kurse një gjysmë filxhani fiq të thatë përmban 120 mg kalcium, transmeton “Zeri”.
Fiku dhe kumbullat e thara, përmbajnë magnez dhe fosfor, kurse disa studime sugjerojnë se këto ushqime zvogëlojnë brishtësinë e eshtrave. Gjithashtu ndihmojnë edhe perimet jeshile të cilat preferohen të konsumohen çdo ditë. Për gratë mbi 50 vjeç rekomandohet marrja e 1200 mg kalcium në ditë, kurse një gjysmë filxhani fiq të thatë përmban 120 mg kalcium. Gjysmë filxhani tofu përmban 400 mg kalcium. Këto janë vetëm disa nga ushqimet që nuk janë përmendur shpesh si burime të shkëlqyera natyrore të kalciumit, të cilat mund të përfshihen menjëherë në dietën tuaj të përditshme.
Konkretisht, fiku, kumbullat e thara, përmbajnë magnez dhe fosfor, dhe disa studime sugjerojnë se këto ushqime zvogëlojnë edhe brishtësinë e eshtrave. Në këtë rast do të ndihmojë në qoftë se çdo ditë hani perimet jeshile – lakër, lakër brukseli, lakër kineze. Mos harroni se 99 për qind e kalciumit në trupin e njeriut gjendet vetëm në eshtra, por trupi do ta “tërheqë” nga kockat në qoftë se nuk ka në sasi të mjaftueshme. Ushqimi me cilësi të lartë ofron siguri se kjo nuk do të ndodhë./Zeri/.