Fifi “thyen rregullat”, flet hapur për jetën private

Fifi është një ndër artistet më ‘in’ të momentit. Të gjithë dimë tekstet e këngëve që ajo bën, por nuk dimë asgjë mbi jetën e saj private, pasi këngëtarja është përpjekur që ta mbajë larg mediave.

E ftuar tek “Treshat”, Fifi foli për puthjen e saj të parë dhe tregoi që e ka dhënë në moshën 17-vjeçare para shkolle. Por ajo nuk e kujton si një eksperiencë të bukur. Këngëtarja u shpreh se puthja ishte e tmerrshme dhe nuk i pëlqeu aspak.

“Kam puthur 17-vjeçe. Puthja më pa lidhje në botë, e tmerrshme. Ishte shumë e tmerrshme, nuk e di nuk më ka pëlqyer fare, ishim në shkollë. Më puthi por nuk më pëlqeu. Kam qejf që kur ta bëj diçka të ndihem mirë, por ajo nuk më bëri të ndihem mirë. Thjesht e bëri dhe i thashë po ua qenka e shpifur”, tha ajo.
Gjithashtu këngëtarja pranoi se është single, duke thënë se jo gjithkush e meriton atë.
“Jam super mega f*cking single, jo gjithkush më meriton mua”, u shpreh Fifi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).