Hidromorava

Fifi ju vë kapakun të gjithave! Është ende e dashuruar, por jo pranë njeriut të zemrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Para disa ditësh Fifi i habiti të gjithë me disa pyetje në lidhje me jetën e saj personale. Këngëtarja tregoi se nuk është në një lidhje dhe se po priste princin e kaltër për t’u martuar. Pavarësisht se këngëtarja ka treguar se ka një djalë që e dashuron shumë dhe që i ka vendosur pseudonimin “stracciatella”, duket se për momentin ajo nuk i ka mirë punët e zemrës.

Në një bashkëbisedim të fundit me ndjekësit e saj në rrjete sociale, Fifi ka lënë të kuptohet se ajo nuk është me djalin që dashuron. Kur është pyetur nëse është përkrah tij apo jo, këngëtarja u përgjigj: “Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë… Ama s’ka më të bukur se dashuria… thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë”.

Ndërkohë dikush tjetër e ka pyetur se çfarë kanë njerëzit e tjerë me dashurinë e saj. Fifi u përgjigj se ndoshta duan ta zënë të tjerët për vete, sepse ai është shumë i mirë, por ajo nuk do e tregojë kurrë publikisht se kush ja ka rrëmbyer zemrën.

Uji Dea

“Duan ta zënë më duket! Është shumë i mirë, bile s’ka ma të mirë se ai prandaj jam dashuruar me të, por vetëm se problemi është se nuk do ua tregoj kurrë kush është”, është shprehur Fifi.

Nga fjalët e Fifit kuptohet se ajo është ende e dashuruar kokë e këmbë, por jo në një marrëdhënie me personin që do. Para pak kohësh mediat rozë zbuluan se këngëtarja ishte në një lidhje me një djalë të quajtur Xhuljo Tabaku dhe se pikërisht atë e cilësonte si “stracciatellan” e saj. Mirëpo para disa ditësh “iconstyle.al” vuri re se Fifi nuk e ndiqte më Xhuljon në Instagram, ndërkohë që disa javë më parë kishte vetëm atë në listën e miqve të saj. Nuk dihet se çfarë po ndodh me jetën private të Fifit dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe ndonjë taktikë e këngëtares për ta mbajtur lidhjen e saj larg vëmendjes së publikut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.