Eko Higjiena

FIFA “shpëton” Zvicrën: Shaqiri me shokë nuk mund të luajnë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me moslejimin e Kosovës për të luajtur ndeshje miqësore, “nuk paraqitet më rreziku që lojtarët e kombëtares me rrënjë nga Kosova, të ndërrojnë frontet”, shkruajnë mediet zvicerane

Leja që FIFA u ka dhënë skuadrave kosovare për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare ka bërë jehonë edhe në shtypin zviceran. Por aspekti në të cilin janë fokusuar më shumë disa nga mediet e këtushme ka qenë moslejimi edhe më tutje i kombëtares kosovare për të luajtur në ndeshjet në nivel ndërkombëtar.

Mobi Casa

Dhe, kjo ka arsyen e vet: Nëse për shumicën e vendeve të botës lejimi ose moslejimi në fjalë ka qenë më shumë një komplikim politik, për futbollin e Zvicrës kjo ka pasur një efekt shumë konkret, praktik. Sepse, me vendimin për moslejimin e Kosovës për të luajtur ndeshje miqësore, “nuk paraqitet më rreziku që lojtarët e kombëtares sonë me rrënjë nga Kosova, si Granit Xhaka ose Xherdan Shaqiri të ndërrojnë frontet” shpejton të shprehë kënaqësinë e tij portali blick.ch. Për të qenë anëtare e FIFA-s Kodova duhet më parë të jetë anëtare e OKB-së, sqaron portali.

Në anën tjetër, FIFA ka lejuar kombëtaren e juniorëve, atë të femrave dhe klubet kosovare të futbollit – të luajnë ndeshje miqësore me klubet dhe kpmbëtaret nga vendet anëtare, edhe pse ajo nuk bën pjesë as në UEFA dhe as në FIFA sqaron blick.ch.