ARKATANA

FIFA: Rritja e Arbër Zenelit e pasqyron rritjen e ekipit kombëtar të Kosovës në të njëjtën kohë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, e ka publikuar një artikull me protagonist yllin e kombëtares kosovare, Arbër Zeneli, pas suksesit që treguan “Dardanët” në garën inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve.
Duke e parafrazuar pa vetëdije reperin Drake, Arbër Zeneli përqendrohet te sukseset e Kosovës. “Gjithçka nisi nga zeroja”. Dhe tani janë këtu, duke e festuar vitin 2018 të cilët e përfunduan të pamposhtur, shkruan FIFA, transmeton Gazeta Express.

Më pak se tre vite kanë kaluar që ky vend ballkanik u bë anëtari i 210-të i FIFA-s, dhe tani ka triumfuar në Ligën e Kombeve të UEFA-s, duke e fituar Grupin D dhe duket se sukseset e tyre do të vazhdojnë edhe më tutje.

“Ka qenë një vit fantastik për ne si një vend i ri. Ne kurrë nuk menduam se do ta kalonim vitin të pamposhtur me ndeshjet që i kemi luajtur”, ka thënë Zeneli, sulmuesi anësor i cili është duke shkëlqyer në Holandë për ngjyrat e Heerenveenit.

“Liga e Kombeve ka qenë kryesorja, natyrisht. Ne dëshiruam ta fitojmë grupin dhe ndeshja e fundit ishte një rezultat i mrekullueshëm për ne si shtet”.

Zeneli arriti ta shënojë një het-trick para tifozëve të lumtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke kontribuar kështu në fitoren me rezultat 4-0 dhe duke e dëshmuar pse është një nga lojtarët më të pëlqyer në Eredivisie këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

Vetëm Steven Berghuis i Feyenoordit ka më shumë asiste se 23-vjeçari kosovar, i cili luan më së shumti në krahun e majtë, hyn brenda në qendër dhe e shkatërron mbrojtjen e kundërshtarëve. Nuk është aspak çudi që Ronaldo dhe Kaka janë dy idhujt e tij.

Rritja e Zenelit e pasqyron edhe rritjen e vendit të tij, që tani është ngritur në pozitën e 131-të në radhitjen e FIFA-s, duke u ngjitur kështu për 47 vende më lart që nga janari. I lindur në Suedi dhe djali më i madh nga tre fëmijët e familjes, futbolli kishte një ndikim të madh në familjen e tij.

Ai kishte qenë duke punuar deri në moshën 15-vjeçare për t’u bërë pjesë e Kombëtares së Suedisë, mirëpo Zeneli e gjeti veten në mëdyshje kur mori ftesën nga vendlindja e prindërve të tij, që tani ishte bërë anëtar i FIFA-s, përcjel Gazeta Express.

“Nuk e dija me të vërtetë se çfarë doja në atë kohë, por pas një kohe, e ndieja se ky ishte vendimi i duhur. E ndieja këtë gjë në zemrën time dhe vendosa ta bëjë këtë gjë. Asgjë deri tani nuk ka bërë të mendoj se e kam marrë vendimin e gabuar”, ka thënë golashënuesi më i mirë i Kosovës, me plot gjashtë gola.

I mbushur me krenari për ngjyrat e fanellës së tij, Zeneli ka thënë se disfata kundër Kroacisë me rezultat 6-0 ishte një mësim i mirë për futbollistët e Kombëtares së Kosovës. Ndërsa, rrugëtimin e mëvonshëm me Kombëtaren e Kosovës e kujton me lumturi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.