Fundamenti

FIFA publikon renditjen e re – Kosova bie për një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

FIFA ka publikuar sot (e enjte), 6 tetor, ranglistën e re të renditjeve të ekipeve përfaqësuese, ku Brazili vazhdon të kryesoj listën, ndërsa Kosova ka pësuar një rënie për një pozitë.

Gjithsej 53 ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s dhe 119 miqësore u luajtën në pushimin e fundit ndërkombëtar përpara Kupës së Botës “Katar 2022”, e cila fillon më 20 nëntor.

Përveç dhënies së provës së fundit për 32 kualifikueset për finalet e ardhshme botërore, ndeshjet patën gjithashtu një ndikim në renditjen më të fundit botërore të FIFA-s.

Ndikim patën edhe dy ndeshjet e fundit të shtatorit për Kosovën, e cila humbi 2-1 nga Irlanda e Veriut në udhëtim dhe fitoi 5-1 në shtëpi ndaj Qipros.

Pas këtyre dy rezultateve, Dardanët e shohin vetëm një pozitë më poshtë në renditje apo më saktë në vendin e 107-të me pikë 1187.01, ndërsa në listën e fundit të muajit gusht, Kosova ishte e 106-ta, shkruan Telegrafi.

Uji Dea

Rezultate edhe më të dobëta pati Shqipëria e cila u mposht 2-1 nga Izraeli në udhëtim dhe luajti baras 1-1 në shtëpi me Islandën.

Megjithatë, Shqipëria mbeti në pozitën e njëjtë, atë të 66-të me gjithsej 1354.11 pikë.

Në top 10 nuk ka ndryshime të mëdha, pasi Brazili mbetet e para, ndërsa vetëm Italia ka parakaluar Spanjën, duke u ngjitur në pozitën e gjashtë dhe me spanjollët në pozitën e shtatë.

Pozitën e dytë e mban Belgjika, të tretën Argjentina, teksa pas tyre vijnë Franca, Anglia dhe Holanda, Portugalia dhe Danimarka që ndajnë pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.