FIFA publikon mbretërit e het-trikave, Shaqiri në mesin e tyre
FIFA ka publikuar emrat e futbollistëve të vetëm që kanë shënuar hat-trik në Kupën e Botës, teksa Xherdan Shaqiri është i 50-ti që bënë një gjë të tillë. Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka nderuar futbollistin kosovar, Xherdan Shaqiri.
Ky i fundit është përfshirë në publikimin që FIFA bëri për mbretërit e het-trikave në Kampionate Botërore.
Madje, het-triku i Xherdanit në fitoren 3:0 të Zvicrës ndaj Hondurasit është tejet i veçantë pasi është i 50-ti në histori të Botërorëve.
Xherdani renditet në mesin e yjeve si Gerd Muller, Gabriel Batistuta apo Just Fontaine, të cilët kanë shënuar hat-trik.
Ndryshe, Xherdani është vetëm lojtari i dytë që shënon tre gola në një ndeshje në Brazil, pas Thomas Mullerit të Gjermanisë.


