FITORJA

FIFA lejon Kosovën të luajë ndeshje ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

FIFA, institucioni më i lartë i futbollit botëror, i ka dhënë dritë të gjelbër përfaqësueses së Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke u mbështetur në autoritetet më të larta të FIFAs.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së fundit që ka zhvilluar Komiteti Ekzekutiv i FIFA-së, në Budapest të Hungarisë.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili gjatë javës së fundit ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur në këtë drejtim, ka shprehur falënderimin e tij për mbështetësit kryesorë të Kosovës në këtë proces, z. Franc Beckenbauer dhe z. Ali Shen.

Fundamenti

Bekenbauer, ish-president i gjigantit gjerman Bayern Munich, vizitoi Kosovën një vit më parë, me ftesë të Presidentit Pacolli, i cili i ndau edhe titullin “Ambasador nderi i Kosovës”. Që nga ajo kohë, z.Bekenbauer është angazhuar fuqishëm në ndihmë futbollit të Kosovës.

Ndërkaq, Ali Shen, ish-president i klubit të futbollit Fenerbahce nga Turqia, ka qenë njëri ndër figurat kyçe që ka dhënë kontribut të madh në faktorizimin e futbollit kosovar.

Gjithashtu, sipas zotit Pacolli, kjo e arritur ka ardhur edhe falë një angazhimi të gjatë dhe intensiv të gjithë institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.