Fundamenti

FIFA fton FFK-në për takim, vendimi më 13 janar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter i ka dërguar ftesë zyrtare delegacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës, të kryesuar nga Fadil Vokrri, për t’u takuar për herë të dytë me krerët e Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS).

Ky takim, i cili do të ndërmjetësohet nga vet Blatter, do të mbahet më 10 janar në selinë e FIFA-s në Zvicrës. Në takim do të diskutohet sërish rreth kërkesës së Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Mobi Casa

“Ftesa zyrtare ka arritur në FFK. Takimi me palën serbe do të jetë thuajse vetëm formal, sepse s’kemi çka të diskutojmë. Ndërsa, më 13 janar, vendimin rreth kërkesës sonë do ta merr Komisioni për Çështje Urgjente i FIFA-s. Kemi sinjale se vendimi do të jetë pozitiv për ne. Ai vendim do të jetë si dhuratë për Kosovën nga FIFA për festat e fund-vitit”, tha për Arenën nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Sipas tij, prej 13 janarit Kosovës do t’i lejohet të luajë miqësore ndërkombëtare me të gjitha klubet dhe përfaqësueset e saj, edhe atë pa kurrfarë kushtesh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.