FITORJA

Fidanishtja i ofron përkrahje të plotë Lutfi Hazirit dhe listës së LDK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lagjja Fidanishte i ka dhënë përkrahje të madhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në garën e 17 tetorit, i cili shoqërohej edhe nga shefi i Shtabit Zgjedhor, Arbër Ismajli dhe kandidati për Asamble, Avdyl Jerliu.

Takimin e ka hapur kryetari i Nëndegës së re të LDK-së atje, Nazim Mehmeti, i cili tha se banorët e Fidanishtës janë në përkrahje të plotë kryetarit Haziri dhe listës së LDK-së.

Kryetari Haziri ka shprehur falënderim për përkrahjen që mori nga Fidanishjtja, derisa tha se programet infrastrukturore do të përmbyllen në vitin e parë të mandatit të ri.

UBT

“Faleminderit për punën, angazhimin e organizimin nëndegës së re të LDK-së, në Fidanishte. Është njëra prej lagjeve më të mira për banim në Gjilan. Kjo lagje ka përfituar projektin e madh të rrugës, e përcjellur me kolektorët e kanalizimit fekal e atmosferik, sikur edhe rrjetin e ri të ujësjellësit. Tashmë ka mbetur edhe shtresa e dytë e asfaltimit, ndriçimi, trotuaret dhe shtegu i biçikletave për ta kompletuar. Do të vazhdojmë, po ashtu, edhe asfaltimin e rrugicave ndërlidhëse. Faleminderit nga fundi i zemrës për mbështetjen e jashtëzakonshme. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient te mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.