Uji Dea

Fidan Aliti në ekipin ideal të javës në Suedi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Futbollisti kosovar po shkëlqen në kampionatin suedez, ndërsa fundjavën që shkoi shënoi gol në fitoren ndaj AIK-ut. Me këtë rast, qendërmbrojtësi kosovar përfundoi në ekipin ideal të kësaj xhiroje në Allsvenskan

Fidan Aliti po gëzon formë të shkëlqyeshme, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Kalmarit, ku është bërë pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e ekipit suedez.

Qendërmbrojtësi kosovar bëri lojë mjaft pozitive edhe në duelin e fundit, në fitoren 2:1 të Kalmarit ndaj AIK-ut.

UBT

Përpos stabilitetit në mbrojtje, Aliti arriti të shënonte edhe gol në minutën e 44-t, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të.

Prandaj, Aliti u përfshi në ekipin ideal të kësaj jave në kampionatin suedez të futbollit – Allsvenskan.

Aliti, i cili ishte transferuar në Suedi nga Skënderbeu, kohëve të fundit është bërë po ashtu pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës.

Ai pritet të përfundojë në zemër të mbrojtjes së bashku me Amir Rrahmanin në dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 në shtator ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.