Fidan Aliti fokusohet totalisht te Kosova
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Fidan Aliti ka luajtur sot 90 minuta për Zurich, raporton “Zeri.info”.
Zurich e ka fituar ndeshjen me Luzernin me rezultat të pastër 2:0.
Pas përfundimit të takimit, Fidan Aliti ka postuar në faqen zyrtare të tij në rrjetin social “Facebook” një shkrim që ka lënë të nënkuptohet se ai do të grumbullohet me Kosovën për ndeshjet e muajit nëntor.
“Tri ndeshje, tri fitore. Tani i fokusuar te Kombëtarja” , ka shkruar Aliti në “Facebook”.
Përfaqësuesja e Kosovës në muajin nëntor do të luajë me Shqipërinë në një ndeshje kontrolluese.
Pastaj, “Dardanët” do të marrin rrugën për në Ljubljanë, atje ku do të priten nga Përfaqësuesja e Sllovenisë.
Kurse, krejt në fund, Kosova në “Fadil Vokrri” do ta pres Moldavinë. /Zeri.info.


