UBT

Fidan Aliti bën heroin, ia siguron një pikë të artë Kalmarit

/ 1 minutë lexim

Fidan Aliti ka qenë heroi në barazimin 2:2 të skuadrës së tij, Kalmar, në udhëtim te Mjallby.

Në kuadër të xhiros së 11-të, Mjallby dhe Kalmar kanë luajtur barazim, në ndeshjen e zhvilluar të hënën pasdite.

Është mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, që ka bërë heroin, duke shënuar golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 92’, shkruan lajmi.net.

Uji Dea

Goli i Alitit i mundësoi Kalmarit një pikë shumë të rëndësishme në fillim të kampionatit, me skuadrën e tij që nuk ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin.

Ky ishte goli i parë sezonal për Alitin./Lajmi.net/