Fibrat për një jetë të gjatë, pa sëmundje

Një studim i bërë në Australi ka konstatuar se konsumimi i rregullt i fibrave, lidhet me një rrezik më të vogël nga sëmundje të ndryshme. Shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit në një mostër prej 1600 personave, kanë konstatuar sesi personat që konsumojnë rregullisht ushqime të pasura me fibra, kanë për 80% më shumë gjasa që të kenë pleqëri të shëndetshme.
Te këta persona konstatohet një rrezik më i ulët nga kanceri, sëmundjet e zemrës, diabeti, depresioni dhe vështirësitë e funksionimit të mushkërive.
Pjesëmarrësit në studim janë përcjellë nga viti 1994 e rezultatet e studimit janë botuar në revistën “Journals of Gerontology”. Ekspertët preferojnë një sasi ditore prej rreth 30 g fibrave nga produktet me drithëra integrale, pemët dhe perimet. Zbulimet e reja sugjerojnë se ndikimi i fibrave në shëndet lidhet me ndikimin e tyre në nivelin e sheqerit në gjak dhe në zvogëlimin e proceseve inflamatore.
(Kosova Sot)