UBT

FG: Uragani i sukseseve me emrin LDK nuk ka të ndalur

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryesia e Forumit të Gruas së LDK-së dega në Gjilan ka mbajtur takim me strukturat e saja e në të cilin takim i është dhënë përkrahje e madhe Kryetarit Lutfi Haziri si dhe përpjekjeve të tija të sinqerta që Gjilanin ta kthej në qendër të zhvillimit rajonal.

Me këtë rast Kryetarja Valentina Bunjaku Rexhepi, duke falënderuar aktivistet e Forumit te Gruas të LDK-së për kontributin e dhënë, ka përmendur të arriturat e Komunës në këta muaj qeverisje, ajo ka theksuar se në vazhdimësi jemi duke punuar që Gjilanin ta bëjmë një vend të dashur për qytetarët dhe falë angazhimeve dhe këmbëngulësisë së Kryetarit Haziri ne po arrijmë që ne Komunën tonë të kthejmë investimet dhe të ecim para në realizimin e programit tonë qeverisës. Bunjaku Rexhepi, ka thënë se të gjitha të arriturat e deri sotme e që janë mjaft të mëdha i atribuohen Kryetarit dhe njeriut të sukseseve Lutfi Haziri.

Bunjaku Rexhepi gjithashtu ka falënderuar Kryetarin e Haziri edhe për kontributin që po jep në avancimin e pozitës së gruas si në punësim dhe në vendimmarrje politike.

Uji Dea

Në takim femrat e LDK-së, u zotuan që të vazhdojnë edhe më vrullshëm aktivitetet e tyre, duke paralajmëruar një varg aktivitetesh të cilat do të bëjnë që LDK-ja bindshëm të dëshmohet si forca më e madhe politike por njëkohësisht edhe si vlerë kombëtare që ruan dhe promovon vlerat e mirëfillta për familje të shëndoshë.

Forumi i gruas, duke pasur parasysh kërkesat e shumta për anëtarësim, në takimin e sotëm mori qëndrim që strukturat e F.G. nëpër nëndegë të ndërmarrin nisma për prurje të reja, ngase LDK si forcë sot po dëshmohet se është zëri i vërtetë i realizimit të interesave të qytetarëve.

LDK-istet e Gjilanit, u shprehën mëse të kënaqura me këta muaj qeverisje të Kryetarit Haziri dhe shprehën përkrahje duke theksuar se me ardhjen në pushtet të LDK-së, Gjilanit i është kthyer e mbara, për AKA për këto suksese falënderime të veçanta meriton Kryetari Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e Forumit të Gruas të LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.