FG i LDK në Gjilan nderon me mirënjohje familjet e dëshmorëve dhe veteranet e arsimit

Gjilan – Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Forumi i Gruas ka nderuar me mirënjohje familjet e dëshmorëve dhe veteranet e arsimit. “Nderuam me mirënjohje familjaret e dëshmorëve të cilat ishin shtylla e qëndresës sonë për lirinë e vendit, si dhe veteranet e arsimit si pishtaret e edukimit nëpër breza dhe kohë të vështira. Kontributi i tyre i pamohueshëm meriton respektin tonë maksimal dhe kjo është vetëm një falënderim modest nga ne”, ka deklaruar me këtë rast kryetarja e FG, Valentina Bunjaku Rexhepi.
Në këtë takim kanë shprehur fjalë falënderimi Hanife Malaj, gruaja e kolost Rexhep Mala, Nexharije Ajeti, familjare e dëshmorit Bardhyl Ajeti, Hyrije Baftiu, gruaja e dëshmorit Sahit Baftiut dhe nëna e Kastriot Baftiut, sikurse edhe veteranet e arsimit, Ismete Kalalba e Nazmije Hasani./rajonipress/