KKVITI

FFK me kurs për trajnerë për Licencën C në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e Trajnerëve për Licencë – C në Regjionin e Prishtinës (UEFA C Diploma).

Kursi do të zgjasë 10 ditë kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:

18-19 shkurt 2020
22-23 shkurt 2020
27-28 shkurt 2020
13-14 mars 2020
30-31 mars 2020

Po ashtu, për herë të parë do të organizohet Kursi për Trajnerë për Licencë- C në Regjionin e Gjilanit dhe Ferizajit (UEFA C Diploma).

Kursi do të zgjasë 10 ditë kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:
17-19 prill 2020
25-26 prill 2020
29-30 prill 2020
21-23 maj 2020
Kursi do të përfshijë këto tema:
– Njohja bazike e futbollit
– Stërvitje & lojë me fëmijë të moshës 5-10 vjet,
– Stërvitje për të rinj U11-U19 , etj.

Hidromorava

Kursi është i dizajnuar për trajnerët të cilët nuk e kanë marrë deri më tani Licencën C për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të fillojnë me punën e trajnerit, kryesisht me fëmijë. Kursi kërkon pjesëmarrje në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.
Licenca C do të jetë kriter për licencat e ardhshme siç është Licenca B për trajner nga FFK.
Pagesa e kursit është 150 euro për person.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme te:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com
Lorik Fazlija (Coaching Education Adminstrator)
lorikfazlija@ffk-kosova.com

Afati i aplikimit për kursin në Prishtinë është deri më 11 shkurt, 2020, derisa për kursin në regjionin e Gjilanit e Ferizajt afati është deri më 11 prill, 2020.
Numri total i të pranuarëve në këto kurse do të jetë 24 persona. Aplikimet e më vonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

Kriteret për Licencën C të FFK-së:

• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shiko dokumentet e bashkangjitura)
• Dy foto ( dimensionet e pasaportës)
• Çertifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.