Eko Higjiena

FFK kërkon gjyqtar të rinjë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komisioni i gjyqtarëve i cili është organ i federatës futbollistike të Kosovës, çdo ditë e më tepër është në kërkim të gjyqtarëve të rinjë për meshkuj dhe femra në Regjionet e Kosovës, duke ju dhënë mundësi që nëpërmjet kurseve të ndryshme të aftësohen gjyqtarë të rinjë.

Kryetari i gjyqtarëve të Regjionit të Gjilanit, Skender Hoxha, ka bërë me dije se është një rast i mirë t`i bashkëngjiten këtij aktiviteti të gjyqtarëve nga rajoni i Gjilanit.

“Pasi kandidati të kompletoj kursin të cilin e udhëheq FFK-së në mënyrë të kënaqshme ai gjyqtar mund të përparoj, në qoftëse arrin progres ndër vite do ti jepet rasti të futet edhe në listën e gjyqtarëve apo asistent të FIFA-së, i cili mund të ndaj drejtësinë edhe në arenën ndërkombëtare andaj bëj apel që çdo i ri i cili e do futbollin t`i bashkëngjitet këtij kursi i cili është tejet profesionist”.

Federata Futbollistike e Kosovës ka paraparë edhe kritere të cilat duhet plotësuar nga kandidatët për gjyqtarë të rinjë .

ARKATANA

1. S`duhet të jetë më i ri se 16-të vjeç. Nëse ka qenë futbollist aktiv, ai duhet të jetë më i ri se 25 vjeç, mirëpo lejohen disa përjashtime të cilat i vendos Komisioni i Gjyqtarëve.
2. Të jetë në gjendje të mirë fizike, mendore dhe shëndetësore.
3. Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm apo të jetë duke e vazhduar shkollimin.
4,Të mos ketë të kaluarën e tij kriminale.

Çdo person që është i interesuar për këtë kurs të dhënat duhet ti dërgoj në email-in referimi@ffk-kosova.com

Afati i fundit për aplikim për kandidatët e rinjë është 30.08.2017

Të gjitha informatat kandidatët e rinjë të Regjionit të Gjilanit, mund ti marrin tek kryetari Skender Hoxha i cili ka theksuar se për çdo detaj do të ndihmohen kandidatët e rinjë lidhur me këtë kurs të gjyqtarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.