FFK-ja përgatit dokumentacion për të aplikuar në FIFA dhe UEFA

Federata e Futbollit të Kosovës është duke përgatitur dokumentet për riaplikim në FIFA e UEFA.
Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për të aplikuar për anëtarësim në FIFA e UEFA.
Për një gjë të tillë njoftoi Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, pas mbledhjes që mbajti sot.
“KE i FFK-së analizojë rrjedhën e deritashme të garave duke konstatuar se garat kanë pasur një rrjedhë të mirë, por ka kërkuar nga të gjitha organet relevante të FFK-së si dhe klubet që të angazhohen edhe më tej që të vazhdohet ky trend i mirë i mbarëvajtjes së garave.
KE është duke përgatitur dokumentacionin nevojshëm në përputhje me rrethanat e reja që të riaplikojë në FIFA dhe paralelisht të aplikojë edhe në UEFA për pranim.
Në këtë drejtin KE u bën thirrje të gjithë ish zyrtarëve të FFK-së që nga pavarësimi e këndej që kanë pasur në forma të ndryshme funksione në FFK , e të cilët posedojnë çfarë do lloj dokumentacioni që lidhet me mekanizmat ndërkombëtarë, të cilat konsiderohen pronë e FFK-së ta dorëzojnë në zyrat e FFK-së sa më parë që është e mundur, ndryshe FFK-ja do të detyrohet me rrugë ligjore të kërkojë dokumentet pronë të saj”, është thënë në njoftimin e FFK-së.