Hidromorava

Feston AAK, feston Gjilani për Haradinajn

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Edhe pse koha me shi kjo nuk ka ndikuar që të ndalë gëzimin dhe festën e madhe që kanë përjetuar dega e AAK-së në Gjilan, por edhe qytetarët e shumtë të cilët qoftë me sirena apo dhe forma tjera shprehin gëzimin për lirimin e Haradinajt.

Dega e AAK-së në Gjilan është në festë të madhe. Aty sheh fytyra të gëzuara, njerëz që urojnë njëri tjetrin. I janë gëzuar lirimit të shefit të tyre, i cili konsiderohet figurë emblematike edhe ndër shqiptarët.

Mevlan Fazliu kryetar i rinisë së AAK-së ka ndjenja dhe emocione të papërshkrueshme. “Të gjithë shqiptarët në muajin Nëntor të këtij viti kanë pasur dy data të rëndësishme, 28 Nëntorin, pra 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe datën e dytë verdiktin përfundimtar për ish kryeministrin Ramush Haradinaj në Tribunalin e Hagës”.

Fazliu kryetar i rinisë së AAK-së thotë se dje të gjithë festonim për 100 vjetorin, kishte festë për këtë ditë të rëndësishme mirëpo me një ndjenjë jo të plotë sepse menjëherë të nesërmen pra, sot do të pritej verdikti përfundimtar për Haradinajn, pa marr parasysh se mendonim për pafajësinë e tij prapëseprapë rrinim nën ethe sepse gjithmonë janë bërë padrejtësi kundër njerëzve të vyeshëm që janë për të mirën e vendit të tyre dhe kanë dhënë shumë për atë, për të bërë balance të ndryshme.

Fundamenti

Fazliu tha se tani këto ndjenja, këto ethe u hoqën nga njerëzit që e presin Ramush Haradinaj, sot të gjithë festojmë për lirimin e tij dhe vazhdojmë festën e flamurit e që Haradinaj dhe familja e tij dhanë shumë për këtë .

“Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan jemi mbledhur një pjesë e madhe e kryesisë në një lokal së bashku për të parë këtë ngjarje shumë të rëndësishme dhe për të treguar se të bashkuar të presim për të filluar me punët që na kanë mbetur për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë”.

Fazliu tha se atmosfera festive në momentin e shpalljes së kryetarit i lirë dhe i pafajshëm në këtë ndejë ishte shumë e madhe, në fytyrat e njerëzve shihet buzëqeshja dhe lumturia që kishin.

“Festa e madhe do të vazhdoj edhe në orët tjera, është një gëzim i madh për familjen e tij, për luftën e UÇK-së, për AAK-në dhe për qytetarët e tij që të kthehet edhe njëherë i fuqishëm për të vazhduar aty ku e ka lënë sepse Haradinaj ia din vlerën këtij vendi dhe ka dhënë shumë për këtë shtet” tha Fazliu./rajonipress/