Eko Higjiena

Festoi me alkool fundin e karantinës, shqiptari i merr jetën italianit: Do të doja të vdisja vetë

/ 3 minuta lexim

“Nëse do të mund të kthehesha dhe të vdisja vetë në vendin e këtij zotëriu“. I mbyllur në shtëpinë ku ai jeton me familjen e tij në Centobuchi, 27-vjeçari i cili të shtunën në mbrëmje në Monsampolo shkaktoi një aksident rrugor në të cilën, vdiq një shtetas italian, i quajtur Divo Coccia.

Burri udhëtonte me biçikletë në momentin e ngjarjes së rëndë kur u shtyp nga një makinë, e drejtuar nga i riu me origjinë shqiptare.

Mediat italiane shkruajnë se niveli i alkoolit në gjak në kohën e ekzaminimit (disa orë pas faktit) ishte 1.49 gram/litër, shumë mbi kufirin ligjor i cili është 0, 5 g/l, një faktor tjetër rëndues i cili i shtohet akuzës kryesore të vrasjes në rrugë dhe mos shpëtimit të personit të aksidentuar.

Nuk është hera e parë, që i riu shqiptar ndalohet nga policia për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun “Dacia Sandero”, ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri në seancën e vlerësimit të arrestimit, e cila nuk është caktuar ende.

Fidanishtja

Avokati Edoardo Guidi tha se i riu nuk e kuptoi atë që ndodhi, ndoshta për shkak të alkoolit që kishte konsumuar gjatë një dreke për të festuar fundin e karantinës.

“Ishte e qartë se kishte qenë duke pirë. Por më shumë sesa sasia e alkoolit të konsumuar, problemi ishte që ai nuk kishte pirë për një kohë të gjatë dhe për fat të keq alkooli gjithashtu pati një efekt të tmerrshëm, aq sa ai më tha se nuk e kuptonte që kishte aksidentuar çiklistin. Edhe shoku që ishte me të në makinë dhe i cili fjeti në sediljen e pasme as që e kuptoi”, shpjegon avokati Guidi.

27 vjeçari jeton me familjen e tij, ka një të dashur dhe punon në një kompani në Fiumicino. “Tani që është rikthyer në vete, e kupton atë që ka ndodhur, gravitetin, pasojat. Ai është shkatërruar nga brenda duke kuptuar se pa dashje ka vrarë një person. Do të marrë përgjegjësinë e asaj që ka ndodhur”.

Sekuestrimi i makinës u vlerësua dje. Pasdite, trupi i Coccia iu nënshtrua autopsisë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. “Ne do të kërkojmë një takim në Prokurori sa më shpejt të jetë e mundur për të sqaruar pozicionin e klientit tim”, përfundon Guidi.