FITORJA

Festohet Fitër Bajrami

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Besimtarët islam të Kosovës po festojnë sot Fitër Bajramin, pas përfundimit të Muajit të madhëruar të Ramazanit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë ‘Sulltan Mehmet Fatih’ (Xhamia e Madhe) në Prishtinë. Manifestimi filloi në orën 5:00 me faljen e namazit të sabahut. Kurse namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 6:12 minuta, të cilit i priu dr. Hajredin Hoxha.

Hytben e Fitër Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili uroi të gjithë besimtarët për Fastën e Fitër Bajramit. “Duke u bazuar në parimin se të gjithë jemi njerëz, dhe bijtë e Ademit dhe Havasë, ju ftoi që mes njerëzve të dominoi uniteti, vëllazërimi, harmonia, solidariteti dhe bashkimi i ndërsjellë, sepse vetëm kështu jeta do ta ketë kuptimin e saj”, tha ndër të tjera Myftiu i Kosovës.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka uruar udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë besimtarët myslimanë. “Dita e Bajramit të Madh është një ditë feste, që vjen pas muajit të Ramazanit, e karakterizuar me sakrificë dhe solidaritet mes gjithë njerëzve. Uroj që këtë ditë ta shënoni së bashku me më të dashurit tuaj, me të mirat që ua ka dhuruar Zoti”, ka thënë Jahjaga në urimin e saj.

Jahjaga ka thënë se ashtu si në gjithë festat e tjera të Kosovës, edhe në këtë ditë të shënuar duhet të shtohet kujdesi për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për ndihmë. “Në këtë ditë t’i përkujtojmë me respekt të gjithë ata që sot nuk janë në mesin tonë, të gjithë ata që me sakrificën e tyre bënë që ne sot të kemi shtetin tonë, të jetojmë të lirë”, ka thënë në urimin e saj, presidentja Jahjaga.

FIDANISHTJA

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka uruar besimtarët islamë të Kosovës për festën e Fitër Bajramit. Në urimin e tij Krasniqi ka thënë se muaji i Ramazanit, që kurorëzohet me Bajramin e Madh, simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin me njëri-tjetrin. Ai ka thënë se bashkëjetesa e harmonia ndërfetare bëjnë pjesë në thesarin e madh të vlerave civilizuese e humane të popullit tonë. “Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës uroj që në Kosovë të mbretërojnë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi”, është thënë në urimin e Krasniqit.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë të Kosovës. “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim t’jua uroj festën e Fitër Bajramit”, ka thënë Thaçi në urimin e tij.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se qytetarët e besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme. “Urojmë që kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë dhe të thellohet gjithmonë në mesin tonë, duke e bërë Kosovën vend të paqes, përparimit dhe harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze”, ka thënë kryeministri Thaçi në urimin e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.