ARKATANA

Festivali që ngjalli jetën dhe i dha kuptim ditës së çlirimit të Gjilanit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shumë artist të skenës, këngëtar, valltar, rapsod, ansamble, shoqëri, instrumentalit kanë ngjallur për dy ditë jetën në Gjilan. Ata ishin pjesë e ditës së çlirimit të Gjilanit së bashku me shumë gjilanas dhe mysafir të ftuar special nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore e qytete tjera të Kosovës. Në këtë festival pati vlera dhe u ndanë dhe çmime e mirënjohje.

Për dy ditë radhazi Gjilani ka kremtuar ditën e çlirimit, duke festuar me këngë e valle me rastin e 14 vjetorit të ditës së çlirimit. Ditën e çlirimit e ka madhështuar organizimi dhe mbajtja e Festivalit tradicional kombëtarë i këngëve dhe i valleve “Gurra Popullore 2013”.

Shaban Shabani njëri nga udhëheqësit artistik tha për rajonipress se Festivali ka filluar me defilimin e ansambleve nëpër qytet. Ndryshe Festivali tradicional e kombëtar i 12 me radhë “Gurra Popullore” është mbajtur nën patronatin e kryetarit të komunës dhe të MKRS, të Qendrës së Pavarur kulturore në Gjilan , drejtorisë për kulturë e sporte dhe në bashkëpunim me ansamblet AKV “Gurra” , AKV-“Gjilani”, AKV “Alba -Folk”.

Shabani tha se ishte i kënaqur me rrjedhën e Festivalit sepse në skenë kanë defiluar artistë e ansamble të merituara nga trevat shqiptare. Gjatë dy mbrëmjeve u paraqitën vlera të këngëve e valleve të bukura burimore e të përpunuara – koreografike shqipe.

Në festival kanë marrë pjesë 12 ansamble në konkurrim duke filluar nga AKV “Bajram Shabani” nga Kumanova , AKV”Kemajl Azizi” nga Vitia, AKV “Josip Rela” nga Podujeva , AKV “Alba Folk” nga Gjilani, AKV” Xhavit Haziri” nga Kastrioti dhe “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni.

Shabani tha se në Festival kanë dominuar vlerat e mirëfillta të melosit ku prioritet ka pasur kënga popullore qytetare dhe vallja koreografike, por edhe folklori e vallja jonë tradicionale shqiptare.

Uji Dea

Të gjitha ansamblet në fund janë nderuar me mirënjohje kurse juria profesionale në përbërje Sami Piraj muzikolog e kritik, Izet Kallaba, muzicient kompozitor dhe maestro Dilaver Kryeziu koreograf ka pasur mjaft punë për t`i dalluar më të mirët .

Sipas jurisë këngëtarja më e mirë është shpallur Besa Vllasa nga Ansambli “Josip Rela” nga Podujeva. Çmimi këngëtari më mirë iu nda rapsodit Jeton Fetiu nga AKV “Gurra” e Gjilanit. Çmimi instrumentalisti më i dalluar iu nda Murat Ismailit nga AKV “Gjilani”, çmimi valltarja më e dalluar i takojë Festina Qerimi nga AKV “Alba Folk” , vallja koreografike më e mirë i takojë AKV “Minatori i ri” nga Kishnica .

Çmimi për valle të bukura autoktone iu nda ansamblit “Gurra”derisa çmimi për kultivimin dhe interpretimin luajtjen e valleve shumë karakteristike iu nda ansamblit “Bergzama” nga Lushnja . Çmimi orkestrina më e kompletuar iu nda orkestrës së ansamblit “Xhaledin Zeqiri” nga Tetova , derisa çmimi për kultivimin , ruajtjen , interpretimin e këngës polifonike – karakteristike iu nda ansamblit “Lunxheria” nga Gjirokastra.

Juria ka ndarë edhe tri çmime për ansamblet më të dalluara . Kështu çmimi i tretë iu nda ansamblit “Josip Rela” nga Podujeva, çmimi i dytë ansamblit “Gjilani” dhe çmimi i parë ansamblit “Xheladin Zeqiri” nga Tetova.

Këshilli organizativ i festivalit me çmim special për vlera të treguara e nderoi AKV “Lidhja e Prizrenit”.

Në këtë festival u nda për herë të parë nga organizatori çmimi i karrierës “Xhevat Ismajli” . Dhe këtë çmim me meritë e mori veterani dhe njëri nga këngëtarët më të shquar shqiptarë Demir Krasniqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.