Hidromorava

Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” do të sjell pesë shfaqje në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, që mbahet në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, edhe sivjet pritet të sjellë shfaqjet më të mira të realizuara kohëve të fundit e që janë me autorë shqiptarë.

Kështu në natën e parë më 23 janar do të jepet shfaqja “I ligu për mend”, e autorit Gjergj Fishta me regji të Altin Bashës e ku do të luajnë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Më 24 janar do të jepet shfaqja “I vetëm në banesë” e autorit gjilanas Avni Shkodra, me regji të Natyra Kallabës, kurse do të luajnë aktorët e Teatrit të Gjilanit.

Në mbrëmjen vijuese, më 25 janar, në skenën e Teatrit të Gjilanit do të paraqitet Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, i cili do të sjellë shfaqjen “Kreonët e Ballkanit”, autor dhe regjinë e së cilës e ka bërë Enver Petrovci.

Mobi Casa

Në natën e parafundit, më 26 janar do të jepet shfaqja e autorit Jeton Neziraj e titulluar “Hipokritët ose pacienti anglez” nga Qendra Multimedia dhe regjinë e së cilës e kanë bërë Blerta Neziraj dhe Agon Myftari.

Mbrëmja e fundit është e rezervuar për shfaqjen “Kur hana del” e Teatrit “Adriana” të Ferizajt, me autor Ag Apolloni e me regji të Ben Apollonit.

Edhe sivjet do të jepen çmimet tradicionale të Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, kurse edhe si viteve të kaluara pritet që për këto shfaqje interesimi i publikut të jetë i madh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.