Mobi Casa

Festivali “Gurra Popullore 2014” ngjalli jetën kulturore në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shaban Shabani udhëheqës artistik i Festivalit tha se Festivali tradicional me karakter kombëtar i 12 me radhë “Gurra popullore 2014” u mbajt në Gjilan më 14 e 15 qershor me rastin e ditëve të çlirimit të Gjilanit. Festivali tregoj vlera dhe në konkurrencë të fort u ndanë edhe tri vendet e para. Vendi i parë i takoj AKV”Gjilani”, vendi i dytë i takojë AKV “Josip Reala”, dhe vendi i tretë AKV “Ibe Palikuqi”.

Shabani tha se në dy mbrëmje u paraqitën 13 ansamble. AKV “Gurra” iniciator dhe bashkorganizator jashtë konkurrencës e hapi festivalin me këngë dhe valle.

SHKA “Agimi” nga Prizreni, pastaj AKV “Albafolk” nga Gjilani, “Tradita” nga Ulqini, AKV “Agim Ramadani” nga Gjilani, kurse në natën e dytë e paraqitën AKV “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, AKV “Xhavit Jashari” nga Obiliqi, AKV “Gjilani”, AKV “Josip Reala” nga Podujeva, AKV “Shqiponja” nga Kaqaniku dhe mysafir fituesi i çmimit nga viti i kaluar Xheladin Zeqiri Tetova.

Në një konkurrencë të madhe në fund juria profesionale në përbërje Sami Pira muzikolog, Dilaver Kryeziu koreograf dhe Zija Aliu ndau 10 çmime.

Hidromorava

Vendi i parë i takoj AKV”Gjilani”, vendi i dytë i takojë AKV “Josip Reala”, dhe vendi i tretë AKV “Ibe Palikuqi”.

Koreografia më e mirë e ansamblit u shpallë “Xhavit Haziri” nga Obiliqi, orkestrina më e dalluar popullore i takoj “Agim Ramadanit” nga Gjilani, grupi më i mirë i valltarëve nga AKV “Shqiponja” nga Kaqaniku, valltari më i mirë nga “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, këngëtari më i mirë Shkëlqim Bytyqi nga AKV “Agimi” nga Prizreni, këngëtarja më e dalluar Fazile nga AKV “Agim Ramadani nga Gjilani, për ruajtjen e vlerave tradicionale SHKA tani “Tradita” nga Ulqini.

Shabani tha se Festivali u organizua nga AKV “Gurra” e cila edhe është iniciatore nga viti 1991 dhe Drejtoria e kulturës dhe u mbajt nën patronatin e kryetarit të komunës Lutfi Haziri tha udhëheqësi artistik i Festivalit Shaban Shabani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.