FIDANISHTJA

Festina Mejzini së shpejti me këngën “Festa”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kënga me videoklip do të lansohet në këtë të premte, ndërkaq titulli i këngës bazohet në emrin e këngëtares gjakovare, pasi që, sipas saj ajo ka lindur edhe në një ditë feste. Festina Mejzini ka bërë të ditur për KultPlus se kënga është kompozuar nga Big Basta nga produksioni 042 dhe i takon zhanrit Pop/RnB duke u munduar që të jetë brenda kornizave të këngëtares e cila pat shkëlqyer me pjesëmarrjen e saj në XFactor

“Festa”, është kënga e parë solo e këngëtares gjakovare Festina Mejzini e cila do ta publikojë videoklipin e kësaj kënge këtë të premte. Vetë këngëtarja Mejzini ka bërë të ditur për KultPlus se titulli i këngës është bazuar edhe te emri i vetë këngëtares, pasi që, sipas saj ka lindur në një ditë feste. “Dëshira ime ishte që kënga ime e parë të quhet “Festa”, dhe brenda këngës të ketë festën”, ka thënë Mejzini e cila ka shpjeguar se kënga është kompozuar nga Big Basta nga produksioni 042 dhe i takon zhanrit Pop/RnB. “Jemi munduar që të qëndrojmë në stilin tim dhe të krijojmë diçka interesante për këtë verë. Dhe, duke u nisur se është kënga ime e parë solo jam munduar të jem vetvetja”, ka thënë Mejzini, e cila ka idhuj Amy Winehouse, Adele, Zaz, Stroma.

FIDANISHTJA

Më pas Mejzini e cila me muzikë është marrë që nga fëmijëria duke marrë pjesë në koncerte të ndryshme që janë organizuar në qytetin e Gjakovës dhe që shkëlqeu me pjesëmarrjen e saj në X Factor, ka shpjeguar për KultPlus se pas promovimit të këngës së parë, tashmë janë edhe idetë për projektet e radhës, por që dëshiron ti lë befasi për publikun.

“Muzika dhe kultura në përgjithësi është ushqim shpirtëror, sidomos kur reflekton vlera. Për të kënduar nuk mund të kufizosh askënd dhe secili duhet të provoj fatin, pastaj kriteret i cakton publiku dhe nëse publiku të mirëpret atëherë je në rregull e nëse ndodh e kundërta atëherë nuk ja vlen të merresh me atë pune”, ka thënë Mejzini lidhur edhe me faktin se tashmë kemi një treg të përzier sa nw fushën e muzikës./KultPlus.com