United Hospital

Festina Kurteshi solli në Gjilan Ambasadorin Britanik Ruairí O’Connell

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Para pak kohe, Festina Kurteshi, nxënëse e klasës së X-të në Gjimnazin e Shkenca e Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, e ftoi Ambasadorin Britanik, Ruairi O’ Connell në Gjilan. Ky ambasador iu përgjigje pa hezitim ftesës së Kryetares së Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan.

Festina është krenaria e qytetit, e familjes dhe e shkollës. Ajo është aktiviste e madhe e jetës së fëmijëve, tash Kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan. Siç dihet, Asambleja Komunale e Fëmijëve të qytetit në fjalë, është Kuvendi apo organi më i lartë në Komunë, e cila udhëhiqet nga fëmijët. Kjo shkollare e re është shembull e jetës së ecjeve përpara…

Festina Kurteshi, si e vogël e Shkollës fillore “Dëshmorët e kombit”, në Livoç të Epërm, ka dhënë kontributin e saj të pandalshëm në shumë aktivitete shkollore e jashtëshkollore. Kështu, me punë, angazhim dhe me këmbëngulje, ajo ka arritur që këto ditë të aranzhojë një Konferencë me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Shkëlqesinë e tij, Ruairi O’Connell. Kjo është motoja e këtij shënimi.

Uji Dea

Siç dihet, me ftesën e Festimës, Ambasadori në fjalë e ka pranuar ftesën saj, me prezencën e tij e nderoi këtë Asambleiste, por edhe Asamblenë dhe madhështoi qytetin tonë, Gjilanin, qytetin e ëndrrave të fëmijëve. Me këtë rast, Ambasadori i Britanisë qe i kënaqur dhe i relaksuar nga ky takim me asambleistët e komunës së Gjilanit. Ai u shpreh shumë i kënaqur me punën dhe të arriturat e Asamblesë në fjalë, sepse, siç është shprehur Festina Kurteshi, -Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjilan është shpallur si Asambleja më e suksesshme në nivel qendror të Republikës së Kosovës”.

Ambasadori Britanik, Ruairí O’Connell, në këtë ftesë ka lënë mesazhin se çdo gjë në jetë është e arritshme, të mos dorëzohemi kurrë para sfidave, sepse edhe pse jeni fëmijë me punë dhe përkushtim, arrihet çdo gjë. Ai na përgëzoi për Organizimin tonë duke e publikuar Konferencën me ne në Facebookun e tij zyrtar dhe në faqen zyrtare të Ambasadës Britanike. Ai në Asamblenë e Fëmijëve në Gjilan foli për organizimin e të drejtave të fëmijëve.

Në shenjë falënderimi, Ambasadorit në fjalë, iu nda një mirënjohje dhe një portret të tij të punuar nga Asambleistja, Diellza Kurteshi./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.