FIDANISHTJA

Fëstëkët, ushqim për shëndet

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Frutat e vogla me një ngjyrë të ndritshme të gjelbër, të cilat gjenden në membranat e ngurta, përdoren për përgatitjen e shumë desertëve. Por, keni parasysh se kanë shumë kalori.

Në fakt, në 100 gramë përmbajnë 557 kalori. Fëstëkët përmbajnë 50 për qind yndyrë, me nga 20 për qind proteina dhe karbohidrate, shumë fibra, por edhe vitamina dhe minerale. Ndër të tjera, janë të pasura me kalium, kalcium, hekur, magnez, vitaminë E, C dhe A. Për këto arsye janë të rekomanduara si një ushqim i përsosur në luftën kundër shumë sëmundjeve. Vitamina E është një mbrojtje e mirë kundër disa lloje kanceresh, transmeton “Zeri”.

Fëstëkët janë të pasura me një formë të vitaminës E, gama-tokoferol, i cili vepron si një antioksidues dhe ka aftësinë të reduktojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive për më shumë 30 për qind, me kusht që çdo ditë të hani 68 gramë fëstëkë. Kaliumi mund të zvogëlojë nivelin e kortizolit, një hormon stresi, dhe në këtë mënyrë redukton në mënyrë të konsiderueshme shfaqjen e ndonjë sëmundjeje pikërisht për shkak të stresit. Për shkak të fibrave dietike, fëstëkët përshpejtojnë në mënyrë të konsiderueshme metabolizmin dhe parandalojnë kancerin e zorrës së trashë. Me ngrënien e tyre, mbrohemi kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe zvogëlohet niveli i kolesterolit. Janë një burim i shkëlqyer i fitosterolit, që është për nga struktura kimike i ngjashëm me kolesterolin. Kur fitosteroli është i pranishëm në sasi të mëdha në trup, ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe stimulon sistemin imunitar. Por duhet ta keni parasysh që mos ta teproni me konsumimin e tyre dhe t’i përmbaheni dozës së cekur më lart.

Vitaminat: A, C, E

Proteinat: 0.5 g

Mineralet: kalium, kalcium, hekur, magnez

UBT

1. Vitaminat

Në fakt, 100 gramë përmbajnë 557 kalori. Fëstëkët përmbajnë 50 për qind yndyrë, me nga 20 për qind proteina dhe karbohidrate, shumë fibra, por edhe vitamina dhe minerale

2. Përbërësit

Ndër të tjera, janë të pasura me kalium, kalcium, hekur, magnez, vitaminë E, C dhe A. Për këto arsye janë të rekomanduara si një ushqim i përsosur në luftën kundër shumë sëmundjeve. Vitamina E është një mbrojtje e mirë kundër disa lloje kanceresh

3. Fibrat

Për shkak të fibrave dietike, fëstëkët përshpejtojnë në mënyrë të konsiderueshme metabolizmin dhe parandalojnë kancerin e zorrës së trashë. Me ngrënien e tyre, mbrohemi kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe zvogëlohet niveli i kolesterolit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.