UBT

Festë të madhe sot pat Kishnapola

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Festë të madhe, sot pat Kishnapola –Orë letrare ka organizuar shkolla !Me poetë po na vjen karvani –Kanë marrë rrugën po vijnë nga Gjilani !

Arsimtarët , si e kem traditë –
N’ oborr t’ shkollës kishin dalë me i pritë !
Shkolla e fshatit quhet “Afërdita” –
Për çdo ditë, po i shtohet rrita !
Para nxënësve , n’ këtë malësi kreshnike –
Fuqishëm jehonte fjala artistike !

Çdo poet nderohej me shumë mikpritje ,
Çdo poezi dëgjohej me duartrokitje !
Karvanit i prinë poeti Hysen Këqiku –
Lexon poezinë me vargje çeliku !

Pastaj dy artistë – që të dy Demira –
Para nxënësve dalin me vargjet më të mira !
Vjen përpara nxënësve edhe një bijë fisi –
Del e lexon vargje Albina Idrizi !

FIDANISHTJA

Gëzim e rreze drite shkëlqyen mbi kodra –
Kur lexonte vargje poeti Shefik Shkodra !
Në çdo skutë të shkollës jehonte gëzimi –
Kur lexonte vargje , ai Tefik Selimi !

Arsimtarët e shkollës sa mirë i kanë pritë –
Me mikpritje t’ ngrohtë , si e kem traditë !
Pije edhe drekë me ushqime tradicionale –
Si e kanë traditë shqiptarët në këto male !

I nderuan të gjithë me emër e mbiemër –
Bukë shtëpie, pritje me gjithë zemër !
Me ngrohtësi i përcollën t’ gjithë këta poetë –
Me lutje e dëshira që t’ iu vijnë apet !
N’ shenjë falënderimi , nuk pushojnë urimet ,
Por me ne për jetë do të rrojnë kujtimet !

Kishnapolë – Gjilan, më 17.12.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.