Festë madhështore në Gjilan
Gjilan – I madh e, i vogël të premten kishin mësyrë xhaminë e madhe dhe xhamitë tjera për të falur Fitër Bajramin. Një atmosferë shumë impozante është vërejtur tek xhamia e madhe ku besimtarët janë lutur e falur edhe në trotuare e rrugë kryesore. Sylejman Osmani kryetar i BIK në ligjëratën e tij tha se islami është paqësor dhe ky mision duhet të avancohet. Osmani ka lutur që edhe sot besimtarët të kontribuojnë në humanitet e vepra të mira.
Shumë besimtar të premten u janë drejtuar xhamive kryesore për të falur Fitër Bajramin. Numri i madh i besimtarëve bëri që falja e namazit të Fitër Bajramit të bëhet edhe në rrugën kryesore. Trotuaret ishin të zanuna nga numri i madh i njerëzve.
Në ligjëratë kryesore kreu i BIK Sylejman Osmani tha se islami ka mision paqësor dhe si i tillë na obligon që të ruajmë këto vlera shumë humane. “Edhes sot ju duhet të kontribuoni në vepra të mira, e në humanitet. Ndihmoni skamnorët, familjet jetim. Bëhuni solidar sepse kështu na mëson feja islame ta ndihmojmë njëri tjetrin. Ramazani ka shumë të mira sepse përgjatë një muaji kemi takuar miq e familjar të shumtë” tha Osmani.
Ndryshe edhe në xhamitë tjera ka pasur besimtar të shumtë që janë falur edhe jashtë oborreve të xhamive për shkak të numrit të madh të besimtareve, sidomos ka pasur një numër të madh edhe të mërgimtarëve./rajonipress/


