FIDANISHTJA

Festë kulturore në Preshevë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Shfaqet premiera e dramës “Vdekje e hijshme” (Hasana dhe çika potureshë) të autorit Mexhid Mehmeti.

Në sallën e madhe të shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, mbrëmë u shfaq premiera e dramës “VDEKJE E HIJSHME” (HASAN AGA DHE ÇIKA POTURESHË) e shkrimtarit, Mexhid Mehmeti, në regji të Kastriot Saqipit.

Kjo Premierë zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te dashamirët e artit preshevar dhe më gjerë, kjo u pa, kur salla e madhe, u stërmbush me publikun e Preshevës.

Përveç publikut preshevar, pati mysafirë nga Gjilani, Gjakova, Ferizajt, Prishtina, Kumanova, Shkupi, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët u mahnitën me publikun e Preshevës, me disiplinën e saj, e cila tregoi kulturë të jashtëzakonshme dhe disa herë u “shpërblye” me duartrokitje të mëdha nga publiku, sepse vërtetë e meritonin aktorët që dhanë maksimumin e tyre, që kjo premierë ta arrijë vlerën e lartë, dhe kjo vlerë padyshim se është arritur, sepse, regjisori, ka punuar mjaft me këta aktorë, profesionistë, të cilët kanë treguar kudo dhe ngado vlerë në paraqitjet e tyre skenike.

Uji Dea

I pranishëm në Premierë ishte edhe autori i dramës, shkrimtari, Mexhid Mehmeti, i cili u nda shumë i kënaqur me shfaqjen, dhe nderin që i bëri drejtori, Kujtim Sadriu dhe stafi i Shtëpisë së Kulturës & Teatri i Preshevës.

Në mesin e të ftuarve, ishin edhe kryetarë partish politike nga Presheva dhe më gjerë.
Në premierë luajtën këta aktorë:
Artan Ibishi
Blerina Veseli
Safete Mustafa Emine Toska
Gani Veseli
Valon Nuhiu
Bleron Hevziu
Nxënësit:
Viola Rustemi
Elda Qerimi
Erza Selimi
Maida Avdiu
Fetije Jashari
Lendi Aliu Arlind Fejzullahu

Që nga prologu deri tek epilogu, nuk pati asnjë ramje të vlerës nga aktorët, por ata treguan njëmend vlerë dhe profesionalizëm të theksuar, gjë që, kjo Premierë do të mbahet gjatë në kujtesën e preshevarëve dhe të tjerëve si një realizim i arrirë si nga ana e tekstit të autorit, i cili tekst është shkruar këtu e 26 vite më parë, po ashtu edhe nga kontributi i aktorëve në skenë.
Në fund të Premierës, drejtori i institucionit, shkrimtarit Mexhid Mehmeti i ndau Titullin: Mjeshtër i penës.

Vlen të theksohet, se kjo është Premiera e parë e realizimit të kësaj drame vendore, pasiqë ngjarja është e vërtetë dhe ka ndodhur pikërisht në vendlindjen e autorit, në Zhunicë të Preshevës, dhe madhështia e krejt kësaj është se për herë të parë po luhet në Preshevë, edhe pse me vonesë, por siç thotë populli “ Më mirë vonë se kurrë”./bilall maliqi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.