Fundamenti

Festë futbollistike nesër në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Stadiumi i qytetit në Gjilan, të dielën në javën e 18-të, dhe të fundit të Superligës së Kosovës, do të jetë arenë e derbit lokal në mes Gjilanit dhe Dritës.

Është derbi më i madh në vend, i cili për pak kohë ndan familjet, shoqëritë, qytetit, duke u veshur me ngjyrat “kuq e bardh” dhe “bardh e kaltër”.

Tifozët e dy skuadrave “Skifterat”, të cilët kësaj radhe janë vendës dhe ata “Intelektualët”, po përgatiten me të madhe tani e një javë për derbin që shumë kush e ëndërron.

Është bërë traditë që i madh e i vogël, kudo në rrugë dhe në shtëpitë e tyre të flasin për derbin që konsiderohet deri më i madh në futbollin e Kosovës.

Tifozët e dy grupeve kanë paraparë spektakël të vërtet gjatë 90 minutave të derbit, ata janë zotuar se asgjë nuk do ti lihet rastit që sa më të përgatitur të jenë dhe të japin kontributin e tyre për skuadrat e zemrës.

Udhëheqësi i “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti është njëri ndër ta që kur bisedohet për derbin me rivalin lokal Gjilanin ka emocione të mëdha.
“Ne për Dritën e japim jetën, ajo është skuadra e zemrës sonë, ndërsa sa i përket tifozëve tanë, ne jemi ata që japim ligjërata tifogrupeve tjera, ne jemi numër një dhe kështu do të jetë gjithmonë”, shprehet Byqmeti.

Mobi Casa

Byqmeti ka bërë të ditur se nesër shkallët e stadiumit në qytet do të jenë të vogla për tifozët e Dritës.
“Ne si tifoz kemi përgatitur më të mirën që mundemi për atmosferën që do të krijohet, nesër shkallët e stadiumit do të dridhen nga “Intelektualët”, do të dëshmojmë se jemi skuadra më e mirë në futbollin e Kosovës dhe vetëm fitorja vjen në pyetje, ndërsa skuadra rivale do ta lëshon stadiumin me kokë te poshtë, ne do të japim nesër ligjërata si në fushë njëashtu edhe në tribuna”, ka porositur lideri i “Intelektualëve”, Byqmeti.
Edhe pse nesër pritet të reshura të dëborës dhe do të jenë kushtet klimatike tejet të vështira, Byqmeti ka një porosi.
“Edhe në borë edhe në shi me Dritën jemi sikur gjithnjë, nesër do të jetë ditë e veçantë për Intelektualët dhe klubin tonë”.

Në taborin e “Skifterave” të Gjilanit, janë në vlugun më të madh para derbit lokal sipas tyre gjithçka është në rregull për spektaklin që do ta sjellin në tribuna.
“Nesër do të jetë festë në taborrin e “Skifterave” dhe për këtë as që diskutojmë, ne jemi ata që tregojmë kulturë futbollistike ne jemi ata që japim ligjërata rivalit tonë të qytetit, këtë e kemi dëshmuar gjithmonë në çdo derbi, pa “Skifterat”, nuk ka bukuri as futbolli i Kosovës e leje më derbi pasi ne jemi “doktora” për tifozërin e Kosovës e më gjerë”, është shprehur Banqez Buca.

Sipas Bucës në radhët e “Skifterave”, nesër do të ketë befasira të ndryshme për tifozët kundërshtar gjatë ndeshjes.
“Së pari fitorja është e ngjyrave “bardh e kuq” të skuadrës së zemrës Gjilanit, gjatë ndeshjes do të jemi të detyruar t’ju japim pak mësim tifozëve kundërshtar, do të dëshmojmë se skuadra e Gjilanit është më e mira në futbollin e Kosovës e njashtu të pa konkurrencë janë “Skifterat”, ne do të bëjmë spektakël që t’ju ngrohim zemrat e shikuesve e në veqanti shikuesve të zemrës sonë “Skifterat”, ka porositur Buca i emocionuar.

Nesër duke filluar nga ora 13:00 fillon “çmenduria” e derbit, më të madh në vend Gjilani-Drita, se kush do të ngadhënjejë në derbin e 25 mbetet të përjetohen 90 minuta futboll dhe tifozëri të zjarrtë.

Nga 24 derbi të zhvilluar Drita ka shënuar 9 fitore, ndërsa Gjilani 8 ndërsa 7 ndeshje kanë përfunduar baras. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.